AKTUALE

Luan Veliu vlerëson punën e palodhur të Shoqërisë “LËVIZJA” dhe kryerarit Xhevat Bislimi

Veprimtari Luan Veliu ka vlerësuar punën dhe angazhimin e pandërprerë të Shoqërisë “LËVIZJA”, e cila, nën drejtimin e kryetarit të saj mbarëshqiptar, Xhevat Bislimi, vazhdon të zhvillojë veprimtari në funksion të çështjes kombëtare.

Sipas Veliut, shoqëria po punon çdo ditë për të informuar, organizuar dhe bashkuar institucione, shoqata, grupe e veprimtarë, me synimin për të forcuar bashkimin kombëtar dhe për të krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi në të gjitha trojet shqiptare.

Ai theksoi se fryma e bashkimit, atdhedashurisë dhe përgjegjësisë kombëtare mbetet themeli i çdo përpjekjeje në shërbim të interesit të përbashkët të kombit shqiptar.

Në fund të mesazhit të tij, Luan Veliu i uroi suksese kryetarit Xhevat Bislimi dhe Shoqërisë “LËVIZJA”, duke theksuar se rruga e bashkimit kërkon përkushtim, këmbëngulje dhe njerëz të palodhur.

Ja postimi plotë:

Shoqëria “LËVIZJA”, me në krye kryetarin e saj mbarëshqiptar, shokun Xhevat Bislimi, mbetet një forcë e palodhur në shërbim të çështjes kombëtare. Ditë pas dite, pa u ndalur, ajo është në lëvizje të pandërprerë, duke njoftuar, organizuar, mbledhur dhe bashkuar institucione, shoqata, grupe e veprimtarë, për t’i lidhur në një zinxhir të fuqishëm kombëtar.

Qëllimi është i qartë: çdo pëllëmbë e tokës shqiptare të rrethohet me frymën e bashkimit, të atdhedashurisë dhe të përgjegjësisë kombëtare, në shërbim të interesit të përbashkët të kombit shqiptar.

Punë të mbarë, Kryetar!
Rruga e bashkimit kërkon përkushtim, këmbëngulje dhe njerëz të palodhur.

Banner

Related posts

Bekteshi: Kompanive që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

admin

Mexhiti: Nuk po e njohim më Ali Ahmetin, BDI-ja po i ngjan më tepër VMRO së Sashos

admin

Taravari sfidoi me zgjedhje të parakohshme, Elezi nga VLEN: Jemi të gatshëm

Gjyla Halili