AKTUALE

Luan Veliu nga Gjilani: “Në kujtim, nderim dhe respekt për bashkëveprimtarin tonë”

Në ditën komemorative kushtuar veprimtarit Shefket Musliu – “Baci”, në Gjilan u zhvillua një tubim përkujtimor në nderim të jetës, veprimtarisë dhe kontributit të tij.

Në këtë ngjarje morën pjesë bashkëveprimtarë dhe personalitete që ndanë me të një pjesë të rrugëtimit të tyre. Në mesin e tyre ishte edhe Luan Veliu,i shoqëruar me bashkëveprimtarë nga diaspora, i cili tha se Gjilani ka një vend të veçantë në jetën dhe kujtimet e tij.

“Gjilani ishte dhe mbetet qyteti im i dytë!”, u shpreh Veliu, duke kujtuar me respekt bashkëveprimtarin Shefket Musliu – “Baci”.

Sipas Veliut, tubimi u bë edhe më domethënës nga prania e udhëheqësit të tyre, Hasan Malaj – “Plaku”, ndërsa të pranishmit i përshëndeti Saime Isufi – “Bulja”, e cila, siç u shpreh ai, i priu për dhjetëra vite me radhë.

Në këtë ditë përkujtimore u rikujtuan rruga, sakrifica dhe përkushtimi i Shefket Musliut, si dhe gjurmët që ai la te njerëzit me të cilët bashkëndau rrugëtimin.

Veliu e përmbylli mesazhin e tij me një homazh për bashkëveprimtarin e ndjerë:

“Pusho i qetë, bashkëveprimtar Shefket Musliu – ‘Baci’! Vepra jote do të mbetet e gjallë dhe do të kujtohet ndër breza e gjenerata.”

Ja postimi plotë:

Gjilani ishte dhe mbetet qyteti im i dytë!

Në ditën komemorative të ndarjes nga jeta të veprimtarit Shefket Musliu – “Baci”, Gjilani na mblodhi edhe një herë në kujtim, nderim dhe respekt për bashkëveprimtarin tonë.

Na mblodhi udhëheqësi ynë, Hasan Malaj – “Plaku”, ndërsa na përshëndeti ajo që na priu për dhjetëra vite me radhë, Saime Isufi – “Bulja”.

Në këtë ditë të dhimbjes, por edhe të krenarisë për veprën e tij, kujtuam rrugën, sakrificën dhe përkushtimin e një bashkëveprimtari që la gjurmë në kohën dhe në njerëzit me të cilët ndau rrugën.

Pusho i qetë, bashkëveprimtar Shefket Musliu – “Baci”!

Vepra jote do të mbetet e gjallë dhe do të kujtohet ndër breza e gjenerata.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Zerot në institucionet e kësaj qeverie pa legjitimitet etnik shqiptar nuk kanë fund!

Gjyla Halili

Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton ndaj integrimit evropian

Gjyla Halili

Ahmeti për RTK-në: Shpresoj në vendime të duhura për të ndërtuar të ardhmen

admin