AKTUALE

LSDM: Apasiev po e drejton Mickoskin, bashkë bllokojnë rrugën drejt BE

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reagua lidhur me vendimin e VMRO-DPMNE-së ë të mos nominoj anëtar në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se Mickoski po mbetet peng i partisë “E Majta” me lider Apasievsin. Sipas LSDM-së, Mickoski dhe Apasiev po punojnë së bashku kundër integrimit të vendit në BE.

“Një tjetër konfirmim erdhi nga njoftimi i Mickoskit se VMRO-DPMNE ka vendosur që të mos nominojë përfaqësues në grupin punues për ndryshime kushtetuese që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.Mickoski dhe Apasiev punojnë së bashku kundër perspektivës evropiane të shtetit. Destruktimi i VRO-DPMNE-së dhe i së Majtës nuk i sjell asgjë të mirë shoqërisë, kështu që ata do të mposhten sërish. LSDM qëndron krah për krah me qytetarët dhe do të ekspozojë propagandën e dështuar të së majtës dhe Apasiev-it”,  thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.

Banner

Related posts

Arrestohet një person nga rajoni i Prilepit që gjuajti me armë

Gjyla Halili

BDI mbështet direktivën e re të Komisionit të BE-së për Luftën kundër Korrupsionit

Gjyla Halili

Mexhiti, Koxhaxhiku dhe Rexhepi të pavarur/ Xhaferi: Duhet të jeni 5 deputetë për të formuar grup parlamentar

admin

Leave a Comment