AKTUALE

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen e tij, theksoi se qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel.Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”, ka shkruar Lladrovci.Postimi i plotë i tij:Në vendlindjen time, në Gllanasellën e Drenicës e cila ndër breza lindi e rriti atdhetar të përmasave kombëtare, bashkë me dr. Ardian Nikën dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, prezantuam disa pika të platformës zgjedhore “Për Drenasin Kampion”Në pika të shkurtëra po ashtu diskutova pse ta votojmë numrin 101, numrin e fitores.Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm.Takimin e dytë elektoral e zhvilluam në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës, ku vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor “Për Drenasin Kampion”.Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”!Vazhdojmë edhe katër!https://www.facebook.com/share/p/1BA5tyPw9A/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Xhaferi në takim me Dir: Maqedonia e Veriut është vend mik dhe përkrahëse e Ukrainës

Gjyla Halili

Fetai: Edi tha Open Balkan ka marrë fund, Ejup Rustemi i BDI-së thotë rroftë Open Ballkani

admin

Deputetja Imeri – Stafai: Krahasimi mes 27 Prillit 2017 dhe 29 Majit 2024!

Gjyla Halili