AKTUALE

Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon!

Me rastin e 25 vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Ali Ahmetin me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon!

Postimi i Lladrovcit në fb:

Vëlla Ali,

U bënë 25 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit. Kjo Marrëveshje ishte arritje e jashtëzakonshme e kombit tonë, bijave dhe bijve më të devotshëm të kombit, të cilët u ngritën për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar vlerën e kulturës, etnisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Megjithëse viteve të fundit, themelet e Marrëveshjes së Ohrit, armiqtë e kombit shqiptar po provojnë t’i lëkundin, nuk do të kenë sukses, sepse, fryma e saj është e fortë, me vizionin për bashkëjetesë, mirëqenie dhe shtetin e të drejtës, fundja, ky mision është i trupëzuar te çdo shqiptar.

Vëlla Ali,

Përgëzime me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon!

https://www.facebook.com/share/168Qj4czUZx/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Gjyla Halili

Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri

Gjyla Halili

Lladrovci fton qytetarët të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë

Gjyla Halili