AKTUALE

Ali Ahmeti nga Ferizaj: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe heronjve të Epopesë së Jezercit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot mori pjesë në Ferizaj në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit dhe heronjve të Epopesë së Jezercit.

Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se sakrifica e bijve dhe bijave më të shtrenjtë të kombit është themeli i lirisë së sotme. “Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë,” u shpreh ai.

Ahmeti rikujtoi rëndësinë historike të Epopesë së Jezercit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, duke i lidhur ato me kujtimin për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin. “Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë,” tha lideri i BDI-së.

Në përmbyllje, Ahmeti përcolli mesazhin e tij të përhershëm të nderimit dhe mirënjohjes:

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit!

Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!

Banner

Related posts

BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair detyroi punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it

Gjyla Halili

Grubi nga Qafë Thana: Nuk ka gjë më të mirë se bashkimi, me “One Stop Shop” nuk ka më kufi mes nesh

admin

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Gjyla Halili