AKTUALEKOSOVË

Lladrovci për heroin Luan Haradinaj: Të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan!



Me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë me lule në përvjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt në Gllogjan.

Gjysma e njësitit që i priu Luan Haradinaj, janë pjesë e historisë tonë të re, për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e kombit, e ne, të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan, ka deklaruar ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Sot, në përvjetorin e rënies heroike, me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, kemi vënë kurora me lule dhe kemi bërë nderim, para vendit ku prehet heroi i Kosovës, Luan Haradinaj, në Memorialin e dëshmorëve në Gllogjan.

Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh. Ajo ditë, para 27 vitesh, ishte ditë Shëngjergji, ditëlindje e Skënderbeut dhe ditëlindje e nënës Rukë.

Kolona marshoi sipas planit, por, armiqtë kishin zënë pritë në Qafë Mullar. Kur ne u gjendem në lëndinë, forcat okupatore na pritën me breshëri armësh. Në lëndinë, ne nuk kishim asnjë mburojë për zhvillimin e luftës, megjithatë morëm hak. Luani shtinte me armë kundër okupatorëve duke qëndruar në këmbë.

Një plumb i kobshëm i armikut e goditi Luanin për vdekje ndërsa të plagosur mbetën Fehmiu, Rafeti dhe Ramushi. Atë ditë, me Luanin këtë njësit e përbënin edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ramush Haradinaj, Selim Krasniqi, Rafet Rama, Gani Rama dhe unë.

Gjysma e njësitit që i priu Luan Haradinaj, janë pjesë e historisë tonë të re, për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e kombit, e ne, të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan.
Lavdi e përjetshme heroit Luan Haradinaj!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0gWMxZWW7kgiZapdak2ta8QN6g2ACnr4jvbKEENVVPbxekbj26DLftCyubHHHukF8l&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

VLEN: Duke e parë humbjen, Ali Ahmeti kërkon shpëtim nga persona të listës së zezë amerikane

Gjyla Halili

Konferenca ndërkombëtare “Energjetika 2024” në tetor në Strugë

Gjyla Halili

Bexheti në iftar me shtabin komunal të BDI-së në Saraj

Gjyla Halili