AKTUALE

Lladrovci fton qytetarët që kanë material arkivor të krimeve serbe t’i dorëzojnë në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Kryetari i komunës së Drenasit, ka takuar sot, Atdhe Hetemin, drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me ç’rast ka nënshkruar Procesverbalin e dorëzim-pranimit të materialit arkivor, ku të gjitha materialet e grumbulluara nga zyrtarët komunalë për krimet serbe do të dorëzohen te ky Institut.
“Ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët disponojnë çfarëdo materiali arkivor që dëshmon për krimet serbe, këtë ta bëjnë me paraqitjen në e mailin: info.ikkl@rks-gov.net, apo të kontaktojnë në telefonin 049 651 468”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Me Atdhe Hetemin, Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, nënshkruam Procesverbalin e dorëzim-pranimit të materialit arkivor, me ç’rast, të gjitha materialet e grumbulluara nga zyrtarët komunalë për krimet serbe, gjenocidin e ushtruar në Komunën e Drenasit, do të barten te ky Institut.

Gjenocidi serb i ushtruar ndaj qytetarëve të komunës tonë gjatë viteve 1998-1999, është i dokumentueshëm me dëshmi të shumta të dhjetëra masakrave dhe pres që së shpejti të gjitha materialet e disponueshme, do të dorëzohen te Instituti, si adresë e duhur që me kompetencë po bën punë të shkëlqyer për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë.

Ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët disponojnë çfarëdo materiali arkivor që dëshmon për krimet serbe, këtë ta bëjnë me paraqitjen në e mailin: info.ikkl@rks-gov.net, apo të kontaktojnë në telefonin 049 651 468.

https://www.facebook.com/share/p/J7Rg84h3niah5aCu/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

557 vite nga vdekja e Heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Dedivanaj: Figura e tij përfaqësojn rrugën se si duhet të veprojmë, të bashkuar, unik dhe fitimtar!

Gjyla Halili

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut ndikojnë në fertilitet: Si të mbroni shëndetin riprodhues

admin

Ahmeti: Në vitin 2001 Maqedonisë iu rrënua “baraka” prej letre, ndaj ju them le të mos bëjnë hajgare me çështjet shqiptare…

Gjyla Halili