AKTUALE

Taravari në “Balkan Health Forum” në Turqi: Shëndeti është ura që lidh kombet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mori pjesë në “Balkan Health Business” në Edrine të Turqisë, ku theksoi rëndësinë për bashkëpunimin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor.

Në fjalimin e tij, ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut u trajtuan në institucione shëndetësore në Turqi, falë teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të profesionistëve turq.

“Çdo pacient është një histori shprese dhe një jetë e shpëtuar”, u shpreh ministri, duke shtuar se Turqia përfaqëson një model unik që kombinon cilësinë e lartë mjekësore me mikpritjen tradicionale.

Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar qendra të përbashkëta shëndetësore, programe shkëmbimi për personel mjekësor, pako të integruara për pacientë nga Evropa që kërkojnë trajtim në Ballkan dhe në Turqi.

Taravari theksoi se “shëndeti është një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve”.

Në Forum mori pjesë edhe guvernatori i Edirnesë, Yunus Sezer dhe ministrin turk i Shëndetësisë, Prof. Dr. Kemal Memisoglu.

Banner

Related posts

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

Gjyla Halili

Fillon rikonstruksioni i 5 shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore

admin