AKTUALE

Lisa Beadini përfaqëson Tetovën në Festivalin “Mollëkuqet” në Gjilan me këngën “Porosia ime”

Lisa Beadini nga Tetova po merr pjesë në edicionin e 13-të të Festivalit për Fëmijë “Mollëkuqet”, që do të më 1 qershor në Vali Ranch në Gjilan.

Ajo prezantohet në festival me këngën “Porosia ime”, një projekt muzikor i realizuar me tekst nga Arianit Abazi, ndërsa muzika dhe orkestrimi janë punuar nga Korab Shaqiri.

Lisa Beadini sjell në skenë një interpretim të ndjerë dhe të veçantë, duke përcjellë emocion dhe ëmbëlsi përmes performancës së saj, në një festival që mbledh talente të reja nga vende të ndryshme.

Festivali “Mollëkuqet” njihet si një nga ngjarjet muzikore për fëmijë në Kosovë, i cili promovon talentet e reja dhe krijimtarinë muzikore në skenën artistike.

Pjesëmarrja e Lisës është mirëpritur si një përfaqësim i denjë i skenës së re muzikore nga Tetova.

Banner

Related posts

Të gjithë kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut pritet të debatojnë në dy “master debate”

Gjyla Halili

Skandal në Gjykatën e Tetovës: Rifillon nga pika zero gjyqi për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili