AKTUALE

Kongresmenët amerikanë takojnë përfaqësuesit shqiptarë në Preshevë

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë ka nisur takimi ndërmjet kongresmenëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, me përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës.Ata janë pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Dy kongresistë amerikanë janë duke realizuar vizita në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kongresistët Keith Self e edhe Suhas Subramanyam, që mbajnë pozita me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, kanë qëndruar gjatë së hënës në Bosnjë e Serbi, ndërsa të martën do ta vizitojnë edhe Kosovën.

Banner

Related posts

Konjufca: Seanca e përbashkët dëshmon unitetin Kosovë-Shqipëri përballë sfidave strategjike e gjeopolitike të sigurisë

Gjyla Halili

Besim Koka me porosi për ish bashpartiakët e tij: Bajat jeni bërë

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në 30 vjetorin e UT-së

Gjyla Halili