AKTUALE

Aggeler: Në listën e zezë do të jenë të gjithë të korruptuarit nga të gjitha partitë

Në një deklaratë të fundit të publikuar në rrjetet sociale, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Angela Ageler, ka theksuar qëndrimin e vendit të saj për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe shoqërisë. Ambasadorja Ageler ka pohuar se SHBA nuk do të hezitojë të identifikojë dhe të ndëshkojë individët e përfshirë në veprimtari korruptive, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, pozitës qeveritare, apo rolit në komunitet.

“Emërimet e sotme të ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva dhe kandidatit aktual për president dhe kryetarit të komunës Stevço Jakimovski nuk duhet të jenë befasi për askënd. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë zyrtarë të çdo partie, dege të qeverisë ose komunitetit të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm. Populli i Maqedonisë së Veriut meriton drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet e tyre për të ndalur valën e sjelljeve kriminale dhe për të frenuar kancerin e korrupsionit”, tha Ambasadorja Angela Ageler.

Banner

Related posts

Visar Ganiu: Puna jonë në funksion të forcimit të kapaciteteve të Komunës së Çairit

admin

Studentët e Dizajnit grafik të Universitetit të Tetovës qëndrojnë për vizitë studimore në Republikën e Turqisë

Gjyla Halili

Ibrahimi: Orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e Alternativës

Gjyla Halili