AKTUALE

Lindon Gjelaj: Zhvillimi i Malësisë nuk duhet të bëhet objekt i përçarjeve politike

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka vlerësuar se rezultatet e arritura në Malësi gjatë viteve të fundit flasin vetë dhe se zhvillimi i komunës nuk duhet të kthehet në objekt përçarjesh politike.

Sipas tij, Komuna e Tuzit ka shënuar rritje të vazhdueshme të buxhetit, nga 1.7 milionë euro në vitin 2019 në rreth 13 milionë euro në vitin 2026, duke realizuar një nivel të lartë të ekzekutimit buxhetor, pa krijuar borxhe dhe duke përmirësuar standardet administrative.

Gjelaj theksoi se pikërisht në një periudhë kur Malësia po përjeton zhvillim, investime dhe stabilitet, po shfaqen përpjekje që, sipas tij, synojnë të krijojnë paqartësi dhe ndarje në elektorat, në vend që të ofrojnë alternativa konkrete për qytetarët.

Ai ngriti pyetjen se kujt i shërben dobësimi i Malësisë dhe theksoi se qytetarët duhet të vlerësojnë me kujdes ofertat politike, duke parë rezultatet, kontributin dhe interesin publik që përfaqësojnë.

Në fund, kryetari i Komunës së Tuzit u bëri thirrje qytetarëve që të gjykojnë mbi bazën e punës së bërë dhe rezultateve konkrete, duke theksuar se zhvillimi i Malësisë duhet të mbetet prioritet i përbashkët.

Ja postimi i plotë:

OPINION

Pse sulmohet suksesi politik i Malësisë?

Në politikën e Malësisë ekziston një fenomen i njohun: kur pushteti prodhon rezultate, nuk sfidohet vetëm prej kundërshtarëve tradicionalë, por edhe prej individëve e grupeve që përpiqen me krijue paqartësi, përçarje e konfuzion te elektorati.

Rasti i Komunës së Tuzit me qeverisjen e Forumit Shqiptar për qytetarët shihet si një rast i veçantë politik, jo vetëm te na, por edhe në rajon e ma gjanë.

Komunë me rritje të vazhdueshme të buxhetit (nga 1.7 milionë në vitin 2019 në 13 milionë në vitin 2026), me realizim të naltë të buxhetit, ndër komunat e rralla pa borxhe dhe me standarde të avancueme administrative, përban një realitet që nuk mund të krahasohet.

Pikërisht këtu lind pyetja: pse, në momentin kur në Malësi lulëzojnë stabiliteti, investimet e zhvillimi si kurrë ma parë, shfaqen individë me ambicie politike që kërkojnë me përça zhvillimin e përparimin e Malësisë, të ndërtuem me mund e sakrificë?

Prej kësaj lind përshtypja se nuk kemi të bajmë me projekte për avancimin e zhvillimin e Malësisë, por me tentativa për me krijue përçarje në elektoratin malësor.

Kujt i shërben dobësimi i Malësisë?

Secili që e lexon këtë tekst e din përgjigjen.

Një pyetje tjetër që qytetarët kanë të drejtë me ba asht: pse këta zana nuk u ndigjuen ma herët? Pse nuk dolën në periudha ma të vështira, kur Malësia kishte nevoja të mëdha? Pse dalin pikërisht në një kohë kur rezultatet e zhvillimit të Malësisë po flasin vetë?

Në fund, qytetarët duhet me pyet vetën: “Kush kandidon, Çka po dëshmohet dhe kujt i shërben kjo politikë?”

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi me fushatë model për Tetovën: “Bashkë për Tetovën” po vendos standard të ri në politikë

Gjyla Halili

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve, nga shtimi i kostos prej…

admin

Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale? Ademi: S’ka negociata e marrëveshje formale

Gjyla Halili