AKTUALE

Lëvizja BESA themelon nëndegën në fshatin Vrapçisht

Aty ku asnjë parti politike nuk ka shkelur e nuk ka themeluar nëndegë, në një masovitet të madh, sonte në fshatin Vrapçisht u zhvillua Kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në këtë fshat. Në prezencë të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sekretarit organizativ, Adnan Azizi, anëtarit të kryesisë Senad Ahmeti, Arben Ibraimi u zgjodh kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA- fshati Vrapçisht. Me unanimitet, Avni Ziberi u zgjodh nënkryetarë ndërsa Melisa Ibraimi kryetare e forumit të Gruas së Lëvizjes BESA- nëndega Vrapçisht.
Konsolidimi i nëndegëve vazhdon, gjithandej, për çdo ditë, për një qëllim, fitoren e madhe të opozitës shqiptare më 8 maj.

Banner

Related posts

Sali: Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjithë horrat në oborrin e tij

Gjyla Halili

Mickoski e quan “mashë të BDI-së”, Taravari: Shihemi në tetor

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti përkujton 10 anëtarët e familjes Zymberi në 22 vjetorin e rënies së tyre

admin