AKTUALE

Agron Dedivanaj: 175 nxënës nisin vitin e ri në Shkollën e Gjuhës Shqipe në Miçigen

Me 175 nxënës të regjistruar dhe me një mision të qartë për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e rinj, Shkolla e Gjuhës Shqipe në Miçigen është gati të nisë vitin e ri shkollor më 14 shtator.

Drejtori i shkollës, Agron Dedivanaj, ka bërë të ditur se përgatitjet për vitin e ri shkollor kanë përfunduar dhe se shkolla do t’i mirëpresë nxënësit me të njëjtin përkushtim ndaj gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

“Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se këtë vit shkollor e fillojmë me 175 nxënës, të cilët do të vazhdojnë të mësojnë, ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat tona”, shprehet Drejtori Agron Dedivanaj.

Ai thekson se numri i nxënësve është një dëshmi e rëndësishme e interesimit të familjeve shqiptare për edukimin në gjuhën amtare dhe për ruajtjen e lidhjes së fëmijëve me rrënjët e tyre.
Në fillim të vitit shkollor, nxënësve do t’u shpërndahen edhe abetaret e dhuruara, të cilat do t’u shërbejnë gjatë procesit të mësimit.

Shkolla e Gjuhës Shqipe financohet, organizohet dhe realizohet nga Shoqata “Jehona e Malësisë”, falë mbështetjes së donatorëve të devotshëm. Drejtori Dedivanaj shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar për të bërë të mundur funksionimin e shkollës dhe vazhdimin e misionit të saj.

“Mirënjohja jonë më e thellë u takon të gjithë atyre që me kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë shqip dhe të ruajnë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre”, deklaron Dedivanaj.

Drejtori Agron Dedivanaj ka bërë gjithashtu të ditur se regjistrimi për nxënës të rinj vazhdon.
Ai fton prindërit dhe familjet shqiptare në Miçigen që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, të njihen më mirë me kulturën, historinë dhe traditat shqiptare dhe të forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre, që të bëhen pjesë e shkollës.

“Le të vazhdojmë së bashku këtë mision fisnik, që gjuha shqipe të jetojë, të flitet dhe të përcillet brez pas brezi”, është mesazhi i Drejtorit Agron Dedivanaj për komunitetin shqiptar.

📞 Për regjistrim dhe informacione të mëtejshme: 586-346-3645
Me 175 nxënës në prag të vitit të ri shkollor, Shkolla e Gjuhës Shqipe në Miçigen vazhdon të jetë një pikë e rëndësishme e përpjekjeve të komunitetit shqiptar për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Ja postimi i plotë:

📚🇦🇱 NJOFTIM PUBLIK – FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR

Të dashur bashkatdhetarë, prindër, nxënës dhe miq të Shkollës së Gjuhës Shqipe në Miçigen,

Prindërit dhe nxënësit tanë janë njoftuar tashmë personalisht për fillimin e vitit të ri shkollor, por dëshirojmë që këtë lajm ta ndajmë edhe publikisht me gjithë komunitetin tonë, veçanërisht me familjet që dëshirojnë që fëmijët e tyre t’i bashkohen mësimit të gjuhës shqipe.

📅 Mësimi i gjuhës shqipe për këtë vit shkollor do të fillojë më 14 shtator.

Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se këtë vit shkollor e fillojmë me 175 nxënës, të cilët do të vazhdojnë të mësojnë, ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat tona. 🇦🇱

📖 Në fillim të vitit shkollor, nxënësve do t’u shpërndahen edhe abetaret e dhuruara që kemi pranuar për ta.

🏫 Shkolla e Gjuhës Shqipe financohet, organizohet dhe realizohet nga Shoqata “Jehona e Malësisë”, falë mbështetjes së donatorëve tanë të devotshëm, të cilët ndër vite kanë dëshmuar se ruajtja dhe përcjellja e gjuhës shqipe te brezat e rinj është mbi çdo gjë tjetër.

Mirënjohja jonë më e thellë u takon të gjithë atyre që me kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë shqip dhe të ruajnë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre.

🇦🇱 REGJISTRIMI PËR NXËNËS TË RINJ VAZHDON!

Ftojmë të gjithë prindërit dhe familjet shqiptare që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, të njohin më mirë kulturën, historinë dhe traditat tona dhe të krijojnë një lidhje më të fortë me rrënjët e tyre, që të bëhen pjesë e shkollës sonë.

Për regjistrim ose informacione të mëtejshme, na kontaktoni në:

📞 586-346-3645

Le të vazhdojmë së bashku këtë mision fisnik, që gjuha shqipe të jetojë, të flitet dhe të përcillet brez pas brezi. ❤️🇦🇱

Mirë se vini në vitin e ri shkollor!

Me respekt,
Agron Dedivanaj
Drejtor i Shkollës së Gjuhës Shqipe

Banner

Related posts

Virginia DMV to open new Williamsburg customer service center

admin

Nuk ka më kredi të shpejta pa prezencë fizike!

Gjyla Halili

112 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR

Gjyla Halili