AKTUALE

Lazim Destani pas vendimit në Hagë: Kosova sot ka nevojë për bashkim

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe filantropi Lazim Destani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij dhe duke bërë thirrje për unitet politik e shoqëror në Kosovë.

Destani theksoi se është e vështirë të përshkruhen me fjalë ndjenjat që përjetohen në një ditë të tillë, duke vënë në pah rëndësinë historike që UÇK-ja ka për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Emri i UÇK-së është i lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, me luftën për liri, me sakrificën dhe me shpresën që një ditë fëmijët tanë të rriteshin të lirë në vendin e tyre”, është shprehur Destani.

Ai tha se beson dhe shpreson që në procesin e apelit çdo fakt, argument dhe rrethanë do të shqyrtohet me drejtësi dhe përgjegjësi të plotë.

Në reagimin e tij, Destani bëri gjithashtu një apel që, sipas tij, shkon përtej çdo partie dhe çdo dallimi politik.

“Kosova sot ka nevojë për bashkim”, theksoi ai, duke u bërë thirrje të gjitha forcave politike që, në momente të tilla, të lënë mënjanë përplasjet dhe interesat partiake dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që prekin vendin.

“Mund të kemi dallime politike dhe pikëpamje të ndryshme, por kur është në pyetje Kosova, duhet të dimë të qëndrojmë bashkë”, u shpreh Lazim Destani.

Ja postimi plotë:

Sot jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Është e vështirë të përshkruhet me fjalë ndjenja që kemi në një ditë si kjo. Emri i UÇK-së është i lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, me luftën për liri, me sakrificën dhe me shpresën që një ditë fëmijët tanë të rriteshin të lirë në vendin e tyre.
Besojmë dhe shpresojmë se në procesin e apelit çdo fakt, argument dhe rrethanë do të shqyrtohet me drejtësi dhe përgjegjësi të plotë.

Sot dua të bëj një apel që shkon përtej çdo partie dhe çdo dallimi politik.
Kosova sot ka nevojë për bashkim.
U bëj thirrje të gjitha forcave politike që, të paktën në momente të këtilla, t’i lënë mënjanë përplasjet dhe interesat partiake dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që prekin vendin.

Dhe kur është në pyetje Kosova, duhet të dimë të qëndrojmë bashkë.

Banner

Related posts

Haradinaj shqiptarëve në Mal të Zi: Ta votoni numrin 5 e të mbeteni zot shtëpie, ashtu siç keni qenë me nder gjatë gjithë historisë

admin

Arbon Musliu nga Struga zgjidhet nënkryetar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Publikohet plani, ditëve në vijim nis ndërtimi i stadiumit të Haraçinës

Gjyla Halili