AKTUALE

Largohet edhe një zv.ministre nga Qeveria Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna.

Në vendimin thuhet se Bërdyna është liruar të hënën nga detyra.

Po ashtu në vendim thuhet se Edona Bërdyna obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë.

Znj. Bërdyna është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Obligohet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Bërdyna është emëruar zëvendësministre e MASHTI-t më 27 maj të vitit 2021.

Banner

Related posts

Takimi i Parë i Fëmijëve për Klasat e Gjuhës Shqipe nën Organizimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Gjyla Halili

Penov: Mjete ka, por nuk ka projekte cilësore nga komunat

admin

Vetëvendosje me tre kandidatë për deputetë në listat e VLEN-it

Gjyla Halili

Leave a Comment