BOTA

Shtëpia e Bardhë sugjeron se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Prigozhinit

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra nga një rrëzim misterioz i avionit javën e kaluar.

“Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve. Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ky është sugjerimi më i madh amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit, i cili e kishte kryer një kryengritje jetëshkurtër kundër Kremlinit në qershor.

Prigozhini u varros në një ceremoni private në Shën Peterburg më 29 gusht, në të cilën nuk mori pjesë Putini, dikur aleati i tij më i afërt.

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.

Një avion i grupit mercenar Wagner, që udhëhiqej nga 62-vjeçari, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut më 23 gusht, duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord. Prigozhin ishte në listën e udhëtarëve.

Katër ditë më vonë, Komisioni Hetues i Rusisë njoftoi se trupi i Prigozhinit ishte identifikuar nga mjekët, bashkë me trupat e nëntë personave të tjerë në bordin e avionit Embraer, i cili u rrëzua në rrethana të dyshimta. /REL


Top Channel

Banner

Related posts

Rriten tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, vriten tre militantë palestinezë

admin

Mbi 700 persona të burgosur pas trazirave në Francë

admin

Gjermani, largime masive nga kishat

admin

Leave a Comment