AKTUALE

Kuvendi i Drenasit miraton njëzëri bashkëpunimin me Zveçanin, Lladrovci ndjehet krenar me unitetin e asamblistëve

Sot, në Kuvendin e Drenasit, u miratua njëzëri propozimi për bashkëpunim ndërkomunal, ndërmjet kësaj komune dhe Zveçanit, të cilën e konfirmoi kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

“Kuvendi i Komunës së Drenasit, ka shprehur si çdo herë unitet për çështjet me rëndësi. Faleminderit!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Krenar me Kuvendin e Komunës së Drenasit!

Nga 30 asamblistët e pranishëm, me 30 vota pro, asnjë kundër, u miratua Vendimi për të hyrë në bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Zveçanit. Kuvendi i Komunës së Drenasit, ka shprehur si çdo herë unitet për çështjet me rëndësi. Faleminderit!

Sot, në Kuvendin Komunal, u miratuan edhe disa vendime, në veçanti ishte i rëndësishëm “Propozim Vendim për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për Qendrën e qytetit-Gllogoc”.

Besoj fort se shpejt do të mbyllen disa nga çështjet për të cilat po punojmë: Çështja e ujit, ndriçimit, rregullimi i trotuareve, kanalizimeve, asfaltimi i rrugicave në pronë publike dhe fillimi i rregullimit të rrugëve fushore.

Puna jonë e përbashkët është në shërbim të qytetarëve pa dallim. Ju faleminderit!

Banner

Related posts

ALI AHMETI DO TË MBAJË FJALIM HISTORIK NË PRISHTINË

Gjyla Halili

Ja pse Papa Françesku zgjodhi të prehej në Santa Maria Maggiore

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Në ditën ndërkombëtare të bamirësisë, shembulli i Nënës Terez frymëzim për tu shërbyer të tjerëve

Gjyla Halili

Leave a Comment