KOSOVË

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ekzekutohen babë e bir

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Dukagjin. Viktima dyshohet se kanë mbetur babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra. Gazetari Simon Shkreli raporton se një natë më parë, persona të paidentifikuar iu kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult në Dukagjin.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë shkuar për të parë banesën e djegur ku janë zënë pritë nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend. Policia Vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.

Banner

Related posts

Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve

admin

Pritje kilometrike në “Bogorodicë” për dalje nga vendi

admin

Shkon në 38 numri i të vdekurëve në Greqi

admin

Leave a Comment