AKTUALE

Kush mund të përfitoj subvencion për rrymën në Maqedoni, shpallen kushtet

Familjet me të ardhura të ulëta mund të marrin subvencione për energji elektrike nga Ministria e Ekonomisë edhe në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut.

Thirrja publike për masën është publikuar në faqen e Ministrisë dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.

Për këtë janë siguruar 60 milionë denarë, ndërsa nga fatura e rrymës së amvisërive amvisëritë do të marrin nga 600 deri në 800 denarë, varësisht nga të ardhurat totale mujore që realizojnë.

Individët do të marrin mbështetje financiare nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk i kalojnë të ardhurat neto, përkatësisht:

– 19.000 denarë për person beqar;

– 25.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë;

– 30.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë;

– 36.000 denarë për amvisëri me katër anëtarë;

– 43.000 denarë për amvisëri me pesë anëtarë e më shumë.

Banner

Related posts

KSHZ sot duhet të konfirmojë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Ramiz Merkos i merret pasaporta, obligohet të paraqitet një herë në javë në Gjykatë! Gjithsej 9 lëndë kundër tij

Gjyla Halili

Filipçe: Kemi rënë dakord për një takim me Taravarin javën e ardhshme!

Gjyla Halili

Leave a Comment