AKTUALE

Kurti: Gjatë vitit të fundit kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar rreth 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

Sipas Kurtit, më mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin.

“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti, gjithashtu, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky subvencionim.

Banner

Related posts

Kryetarja e Shkupit alarmon: Destabilizim i qëllimshëm dhe kaos i afërt

Gjyla Halili

VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër

Gjyla Halili

Sindroma meningjeale, IKSHPK thirrje të rritet vigjilenca sa i përket klorizimit të ujit

admin

Leave a Comment