AKTUALE

Votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut me 65 vota PËR

Me 65 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët në Kuvendin e RMV-së zgjodhën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Kovaçevski,

Krenar Lloga është Ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu u votua për Ministër të Shoqërisë Informative dhe Administratës, ndërsa Kaja Shukova do të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë.

Ndërkaq Menduh Thaçi nuk ka votuar me kartelën elektronike dhe kreu i Kuvendit disa herë ka ndërhyrë duke i kërkuar Thaçit që të deklarohet duke votuar me ngritje dore. Pasi ka votuar, është konstatuar se ministrat e rinj janë zgjedhur me 65 vota pro.

Banner

Related posts

Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë

Gjyla Halili

MPB: Në tubimin e opozitës kanë marrë pjesë 2.500 qytetarë

Gjyla Halili

Gërkovska: Funksionarët të bëjnë dallim mes aktiviteteve partiake dhe atyre shtetërore

Gjyla Halili

Leave a Comment