AKTUALE

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura, veçanërisht gjatë natës. Do të fryjë erë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në viset lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale nga 12 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 16 gradë Celsius.

Të premten në më shumë vende do të ketë reshje të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë herë pas herë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Banner

Related posts

Muhamed Elmazi do të udhëheqë me Degën e LD-së në Saraj

Gjyla Halili

EDHE NJË VIT I SUKSESSHËM QË TEJKALOI TË GJITHA TË PRITURAT

Gjyla Halili

Kasami: Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President!

Gjyla Halili