KOSOVË

Shpërthim i fuqishëm në Ankara, të paktën pesë viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme qytetin e Ankarasë në Turqi, si pasojë e të cilit pesë persona raportohet të kenë humbur jetën.

Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë raketash në Ankara, ndërsa ministria turke e Mbrojtjes bën të ditur se të pesë viktimat janë punëtorë të fabrikës.

Ndërkohë, hetuesit kanë nisur hetimet përkatëse për të kuptuar shkaqet e shpërthimit më fjalë, i cili ka ndodhur në repartin e prodhimit të dinamitit.

Referuar të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, mësohet paraprakisht se shkak mund të jetë ndonjë reaksion i mundshëm kimik që ka shkaktuar shpërthimin e menjëhershëm.

Banner

Related posts

Formohet Komisioni për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi

admin

Greqia mund ta regjistrojë fundjavën më të nxehtë në 50 vjetët e fundit

admin

Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve

admin

Leave a Comment