AKTUALE

Kur zemra e Amerikës flet shqip, vogëlushja Liliana Berishaj i dorëzon Kryeministrit Edi Rama dedikimin e veçantë

Ka momente madhështore në historinë e një kombi kur fjalët humbasin peshën dhe skena pushtohet nga brishtësia, pasttërtia dhe fuqia e shpirtit të një fëmije. Një ngjarje e jashtëzakonshme, tejet prekëse dhe me një ngarkesë të papërshkrueshme emocionale e patriotike, vjen nga zemra e diasporës shqiptare, ku nxënësit e Shkollës Shqipe “Jehona e Malësisë” kanë përcjellë një dedikim dhe dhuratë historike për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama.

Në këtë tablo ku gërshetohen krenaria kuqezi me vlerat e mëdha të lirisë, në emër të të gjithë nxënësve, vogëlushja Liliana Berishaj ka ndërmarrë një nga gjestet më sublime. E lindur dhe e rritur mijëra kilometra larg trojeve amtare, në tokën e largët të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Liliana është mishërimi i gjallë se gjaku nuk bëhet ujë. Me Abetaren e gjuhës shqipe në duar dhe me një shkëlqim hyjnor në sy, ajo dëshmon se dashuria për Shqipërinë nuk ka nevojë për gjeografi , ajo lind me njeriun dhe jeton për jetë të jetëve.

Ky akt i lartë patriotik nuk është thjesht një dhuratë protokollare, por është dëshmi e qartë e vlerave të rrënjosura thellë që ajo ka trashëguar nga një familje e mrekullueshme me tradita të spikatura kombëtare. Janë pikërisht vatrat familjare që ruajnë me fanatizëm vatrën e zjarrit arbëror në dhe të huaj, duke edukuar fëmijët me adhurim për gjuhën e Nënës Terezë, dhe heronjve tanë.

Prapa këtij momenti të paharrueshëm qëndron mesazhi i përjetshëm që fëmijët e diasporës ia përcjellin mbarë kombit:

„Me nderim, nga nxënësit e Shkollës Shqipe „Jehona e Malësisë”, në dëshmi të përkushtimit ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.“

Ndërsa Liliana Berishaj dhe shokët e shoqet e saj shfletojnë faqet e shenjta të Abetares në Amerikë, ata po shkruajnë historinë e një rezistence kulturore dhe shpirtërore. Ky lajm është një kambanë kumbuese krenarie për çdo shqiptar kudo në glob: derisa fëmijët e lindur larg atdheut përulen me kaq krenari dhe dashuri para flamurit dhe gjuhës shqipe, Shqipëria jo vetëm që nuk do të vdesë kurrë, por do të shkëlqejë në çdo cep të botës!

Një lot mallëngjimi, një duartrokitje gjahëndëse dhe një mal krenarie për Liliana Berishajn dhe familjen e saj fisnike ,dëshmia se Malësia dhe Shqipëria jeton fuqishëm në çdo zemër të pastër që rreh për të!

Banner

Related posts

SYLEJMANI:ABDILAQIM ADEMI BESNIK I MADH I ALI AHMETIT

admin

Çikat e Kosovës shkruajnë historinë, kualifikohen në Botëror

Gjyla Halili

Kush janë emrat që pritet të jenë nënkryetarë të BDI-së?!

Gjyla Halili