AKTUALE

Ali Ahmeti nga Kongresi: BDI nis një fazë të re politike: Thirrje për rininë, gratë, profesionistët dhe diasporën

Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim që po mbahet sot në Shkup, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, shpalli fillimin e një faze të re politike për BDI-në, duke e përshkruar atë si më të hapur, më moderne dhe më të përgjegjshme.

Ahmeti bëri thirrje të gjithë të rinjve, grave, profesionistëve dhe diasporës që të angazhohen aktivisht në procesin shtetformues, duke nënvizuar se e ardhmja nuk ndërtohet me zhurmë, por me vizion dhe përgjegjësi.

“Jo me ndasi, por me barazi. Jo me eksperimente, por me përgjegjësi shtetërore. BDI do të vazhdojë të jetë forca e unitetit, stabilitetit dhe integrimit europian,” tha Ahmeti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithëve për të ndërtuar një të ardhme përparimtare për Maqedoninë e Veriut.

Ai nënvizoi se e ardhmja nuk pret dhe se është përgjegjësi e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve të ndërtojnë një shoqëri të fortë dhe europiane. “Bashkë, me urti, unitet dhe vendosmëri, do ta ndërtojmë ardhmërinë tonë përparimtare europiane,” përfundoi Ahmeti.

Kongresi i BDI-së po shihet si një moment kyç për vendosjen e një drejtimi të ri politik dhe për përfshirjen aktive të të gjithë komponentëve të shoqërisë në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit.

Banner

Related posts

BDI Tetovë mban Kuvendin zgjedhor të nëndegës “Servet Hajredini”/Rexhepi: Fuqizimi i gruas është vlerë për zhvillimin e shoqërisë

Gjyla Halili

Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës, PD përgatit kallëzim penal në SPAK

admin

Vala e të nxehtit ka mbërritur në Evropë, temperaturat do të kalojnë 40 gradë

admin