AKTUALE

Deputetja Ajdari në takim me ministren daneze për çështje Evropiane znj. Marie Bjer

Deputetja e Bdi-së, Rina Ajdari në cilësinë e anëtares së komisionit për Çështje Evropiane së bashku me koleg deputet kanë pritur ministren Daneze për Çështje Evropiane, znj. Marie Bjer.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen e Maqedonisë së Veriut dhe rrugën e integrimit evropian.

“Qëndrimi i delegacionit danez ishte i qartë: Maqedonia e Veriut duhet të realizojë sa më parë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”- ka shkruar Ajdari.

Ja postimi plotë:

🇩🇰 Në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, sot në Kuvend pritëm Ministren Daneze për Çështje Evropiane, znj. Marie Bjer. Diskutuam për rastin e vendit tonë dhe rrugën e integrimit evropian.

Danimarka gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane aq më tepër për faktin që ne kemi atje një diasporë të konsoliduar dhe të integruar e cila kontribon në të gjitha mënyrat atje dhe këtu.

Qëndrimi i delegacionit danez ishte i qartë: Maqedonia e Veriut duhet të realizojë sa më parë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Danimarka do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti.

Banner

Related posts

QENDRONI TË BASHKUAR RRETH ALI AHMETIT, RUAJENI BASHKIMIN DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

admin

Tregjet aziatike bien, ndërsa trazirat globale të tarifave të Trump thellohen

Gjyla Halili

“Nxehet” skena politike para zgjedhjeve parlamentare, pritet të ketë më shumë opsione!

admin