AKTUALE

Përfundon pa marrëveshje, takimi Ahmeti-Sela–Taravari, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

Takimi i djeshëm mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit ka përfunduar pa asnjë dakordësi konkrete. Burime të sigurta konfirmojnë se Taravari dhe Sela nuk kanë ndërmend të ulin numrin e komunave që po kërkojnë madje insistojnë në ndarjen e pushtetit vendor si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ahmeti ka kërkuar “arsyetim dhe maturi”, por kërkesat e tepruara të dyshes Sela–Taravari po tensionojnë rëndë klimën brenda BDI-së. Disa funksionarë lokalë të BDI-së tashmë janë shprehur të revoltuar me idenë që komuna të fituara me mund t’u dorëzohen atyre që deri dje i quanin “tradhëtarë”.

Takimi i radhës është caktuar për të shtunën, por atmosfera është e nxehtë. Duket qartë: apetitet e Selës dhe Taravarit janë shumë më të mëdha sesa që BDI mund t’i përballojë pa e shpërthyer nga brenda.

Banner

Related posts

Zgjerimi i listës së zezë amerikane, Aggeler: Shpresoj të shohë lëvizje në sistemin e drejtësisë në Maqedoni

Gjyla Halili

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit nis brenda vitit, pritet ratifikimi i huas së BERZH-it prej 98.75 milionë eurosh

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj:5 minuta kohë dhe numrin 5,dëshmon ekzitencën tënde

admin