Shkruan: Luan Veliu
Sot kemi një mundësi që brezat para nesh nuk e kishin.
Në rrethin e ngushtë të Ballkanit kishim katër kryeministra shqiptarë dhe shqiptarë në pozita të larta udhëheqëse në pesë shtete. Kjo nuk është vetëm një arritje politike. Është edhe një përgjegjësi historike.
Sepse në të dyja anët e kufijve të vendosur padrejtësisht në të kaluarën jetojnë shqiptarë. Na bashkojnë gjuha, historia, kujtesa, kultura, sakrificat dhe amaneti i brezave.
Kufijtë i kanë vizatuar të tjerët. Por përgjegjësinë për të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve e mbajnë sot ata që kanë mandat, ata që kan takat. autoritet dhe mundësi për të vepruar.
Prandaj, mblidhuni!
Uluni në një tryezë. Flisni hapur. Konsultohuni. Ndërtoni një qëndrim të përbashkët për çështjet që na bashkojnë dhe që prekin drejtpërdrejt shqiptarët, kudo që jetojnë.
Nuk kërkohet që të mendoni njësoj për gjithçka. Por për çështjet kombëtare që na bashkojnë, kërkohet përgjegjësi, koordinim dhe veprim.
Mos lejoni që mundësia historike të mbetet vetëm një statistikë.
Sepse pas nesh qëndrojnë breza që sakrifikuan, u burgosën, u përndoqën dhe dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Dëshmorët nuk janë vetëm përkujtim. Ata janë amanet.
Amaneti i tyre na kërkon të mos heshtim kur kemi mundësi të flasim, të mos qëndrojmë të ndarë kur kemi mundësi të bashkohemi dhe të mos qëndrojmë indiferentë kur kemi mundësi të veprojmë.
Sot nuk na mungon mundësia.
Sot na kërkohet përgjegjësia.
Prandaj:
MBLIDHUNI!
BASHKOHUNI!
ULUNI NË NJË TRYEZË!
MERRNI QËNDRIM!
VEPRONI!
Sepse historia do të pyesë jo vetëm çfarë kishim, por edhe çfarë bëmë me atë që kishim.
KUR KEMI MUNDËSINË, KEMI EDHE PËRGJEGJËSINË!
