SPORT

Kumbulla luan nga fillimi për Romën, ky është lajm pozitiv edhe për përzgjedhësin Sylvinho

Sfida me Poloninë po afron. Kombëtarja shqiptare nis eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë kombëtares vendase, sfidë që do të zhvillohet më 27 mars.

Sylvinho shpreson të debutojë me një rezultat pozitiv në stolin kuqezi. Të njëjtën dëshirë kanë edhe tifozët shqiptare, shkruan Supersport.

Shqipëria bën pjesë në grupin E, aty ku krahas Polonisë do të sfidojmë Republikën e Çekisë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Trajneri brazilian po studion dhe po ndjek ecurinë e legjionarëve. Një lajm i mirë vjen nga Serie A, aty ku Marash Kumbulla do të luajë sonte si titullar.

Roma sfidon Cremonesen në transfertë, duel i rëndësishëm për objektivin Champions. Në mungesë të Smalling (i pezulluar), Jose Mourinho do t’i besojë një fanellë titullari djaloshit nga Malësia e Madhe.

Kumbulla do të formojë treshen e prapavijës bashkë me Mancinin dhe Ibanez. Vetëm 133 minuta ka përfituar 23-vjeçari shqiptar këtë sezon në Serie A.

Banner

Related posts

Real Madrid kualifikohet në finalen e Kupës së Botës për Klube

admin

Basketbollisti Drilon Hajrizi shpallet sportisti i vitit 2022 në Mitrovicë

admin

FOTO/ Shënoi një kryevepër në “Air Albania”, postimi i UEFA-s bën xhiron e rrjetit: Përuluni para Jasir Asanit!

admin

Leave a Comment