SPORT

Dinamo synon ta rikthejë Arijan Ademin

Kampioni i Kroacisë, Dinamo Zagreb ka plan serioz për të rikthyer në skuadër ish-kapitenin Arijan Ademi.

Ai u largua nga “Maksimiri” për në Pekin Guan, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, por trajneri i ri Sergej Jaqiroviq do të dëshironte ta kishte në formacion, njoftojnë mediat kroate.

Ademi është në negociata edhe me Trabzonsporin, i cili gjithashtu dëshiron ta ketë mesfushorin e shkëlqyer në formë huazimi nga klubi kinez.

“Sportske novosti” thekson se Ademi do të ishte një përforcim i madh për Dinamon e Zagrebit, i cili këtë sezon do të ketë konkurrencë të fortë në futbollin kroat nga Hajduku i Splitit dhe Rijeka.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Adis Emruli zyrtarisht te Jadran Dekani, sulmuesi 25-vjeçar rikthehet në Ligën e dytë të Sllovenisë

Admin2

Manchester City sfidon Realin e rekordeve

admin

Xavi pas fitores ndaj Real Madridit: Nuk jam i kënaqur me lojën

admin

Leave a Comment