AKTUALE

Vazhdon debati për shkarkimin e Zëvendësministrave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 104-t me debatin për shkarkimet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdylshyqyr Abedini dhe Lulzim Aliu.

Debati filloi mbrëmë vonë me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërsa për fjalë janë paraqitur rreth 40 deputetë.

Kovaçevski nga Kuvendi kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë nuk është i motivuar për çështje partiake, por është për të ardhmen evropiane të shtetit.

Paraprakisht, në kuadër të seancës së 104-t, u zgjodhën katër ministra të rinj në Qeveri – Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Banner

Related posts

OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e blerjes së 250 milionë eurove për helikopterët transportues

Gjyla Halili

Taravari komenton shfaqen e Fetait: Ankth me ndjenjë faji, tetori është shumë afër

Gjyla Halili

Taravari tha se Mexhiti ka komunikim me Xhaferin dhe Deharin, Mexhiti: Komunikojmë me të gjithë, kjo dallon nga marrëveshja politike

Gjyla Halili

Leave a Comment