AKTUALE

Ali Ahmeti: Rruga evropiane mbetet orientimi ynë i vetëm strategjik

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka riafirmuar përkushtimin për rrugën eurointegruese të vendit, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është domosdoshmëri për stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit.

“Sot, në Ditën e Evropës, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për rrugën eurointegruese të vendit tonë. Vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për ruajtjen e orientimit strategjik drejt familjes së madhe evropiane”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Ai vlerëson se anëtarësimi në BE nuk duhet parë vetëm si aspiratë politike, por si garanci për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Ahmeti ka bërë thirrje për unitet politik dhe tejkalim të interesave ditore, duke kërkuar bashkim rreth objektivave madhore shtetërore.

“Le të shërbejë ky 9 Maj si moment reflektimi për të gjithë faktorët politikë, që të lëmë anash interesat ditore e populiste dhe të bashkohemi rreth qëllimeve madhore shtetërore”, thekson ai.

Në fund të mesazhit, Ahmeti uron qytetarët për Ditën e Evropës, duke nënvizuar se vetëm me përgjegjësi, bashkëpunim dhe vizion të qartë evropian mund të ndërtohet një e ardhme e sigurt për vendin.

Banner

Related posts

BDI Gostivar me reagim: Taravari shpërbleu me punësim bashkëshorten!

Gjyla Halili

Valon Asani: Se kush do jet pjesë e qeverisë vendos sovrani dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Valdet Xhaferi mer drejtimin e Qendrës Analitike ” Abdilaqim Ademi”

Gjyla Halili