AKTUALE

Kryetari i Kuvendit pritet t’i shpallë sot zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet që sot të shpallë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit.

Zgjedhjet do të mbahen më 19 tetor 2025, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë është 15 shtator, ndërsa KSHZ do t’i verifikojë ato deri më 27 shtator. Fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë, duke filluar më 30 shtator.

Buxheti i përgjithshëm për zgjedhjet lokale është 9,76 milionë euro, prej të cilave dy të tretat janë të destinuara për reklama politike në media.

Shikimi i listës zgjedhore do të nisë 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe do të zgjasë 20 ditë, gjatë të cilëve qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë dhe të kërkojnë korrigjime të të dhënave.

Zgjedhjet lokale në vend zhvillohen çdo katër vjet dhe janë mbajtur më parë në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

Banner

Related posts

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

admin

Kryeministri Xhaferi dhe delegacioni qeveritar për nder të 9 Majit: Qëndrojmë fortë në mbrojtjen kundër fashizmit dhe në mbrojtje të idesë evropiane

Gjyla Halili

Gjashtë ushqime që mbajnë zemrën të shëndetshme

admin