SHOWBIZ

Kryetari i fshatit përdhunon 23-vjeçaren me probleme mendore

Një 23-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga E.Rr, me detyrë kryetar i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korëës.

Viktima e dhunës seksuale mësohet se vuan nga probleme mendore dhe është në gjendje mjaft të rënduar psikologjike.

Kallëzimi në polici është depozituar nga i ati i vajzës. Kjo e fundit ndonëse vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk ka kartelë mjekësore dhe as nuk kurohet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë do të hetohet nga Prokuroria e Korçës./vizionplus

Banner

Related posts

“Tani që do vij në Kosovë më shpesh…”, Arbana Osmani në drejtimin e BBVK3?

Gjyla Halili

Ja çfarë duhet të dini përpara se të ndiqni një dietë të modës për humbjen e peshës

admin

“Vendi im më i preferuan në botë”, Rita Ora reagon ndaj grafitit të tifozëve në ndeshjen Kosovë-Zvicër

admin

Leave a Comment