SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Babai i Kiarës i prekur: Opinionistët zgërdhihen me Kiarën

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

I pyetur nga Bieta, ai tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.


Top Channel

Banner

Related posts

Shkencëtarët identifikojnë përbërësin sekret në pikturat e Leonardo da Vinçit

admin

Britaniku që la gruan për refugjaten ukrainase, përfundon i arrestuar nga policia (fotot)

admin

“Gjëra shumë të bukura na presin”, Luizi dhe Kiara japin intervistën e parë si çift bashkëshortor

admin

Leave a Comment