AKTUALE

KRYETARI I FONDIT HUMANITAR “TRIESHI” NË NEW YORK, GJON GJOKAJ I PRANISHËM NË CEREMONINË KUSHTUAR SHËN NËNË TEREZËS NË LOZANË

Kryetari i Fondit Humanitar “Trieshi” në New York, Gjon Gjokaj, mori pjesë në veprimtarinë e organizuar në Lozanë me rastin e 10-vjetorit të Shenjtërimit të Shën Nënë Terezës dhe 8-vjetorit të ngritjes së shtatores së saj në Lozanë.

Veprimtaria, e udhëhequr nga aktivisti shqiptar Gjergj Prenkoçaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, mblodhi pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe personalitete të ndryshme, duke u kthyer në një moment të veçantë bashkimi rreth figurës dhe veprës së Shën Nënë Terezës.

Gjatë qëndrimit në Lozanë, Gjon Gjokaj pati rastin të takohej me veprimtarë dhe personalitete të njohura të komunitetit shqiptar, ndër ta Adnan Merovci, ish-shef i Protokollit të Presidentit Ibrahim Rugova, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bernë, z. Visar Rrecaj, prof. Sabri Alidema, prof. Lulzim Bazhdaraj, Nebi Gashi, Nexhat Kalimashi, Gaspër Merturi, së bashku me vajzën e tij Barbara Merturi, Cen Kabashi dhe të tjerë.

Pjesëmarrja e Gjon Gjokajt në këtë përvjetor shënon edhe një tjetër dëshmi të përkushtimit të diasporës shqiptare për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave dhe vlerave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve në diasporë.

Një falënderim i veçantë iu kushtua bashkëvendësit Martin Noshin Junçaj, për mikpritjen dhe bujarinë e treguar, në frymën e traditave të hershme shqiptare të Malit të Hotit.

Gjon Gjokaj shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për Gjergj Prenkoçajn dhe bashkëshorten e tij Magdalenën, si dhe për familjarët e tyre, për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e vazhdueshëm në organizimin e veprimtarive që bashkojnë komunitetin shqiptar.

Figura e Shën Nënë Terezës mbetet një simbol i fuqishëm i humanizmit, paqes dhe dashurisë njerëzore, por edhe një pikë e rëndësishme bashkimi për shqiptarët kudo në botë.

Për Gjon Gjokajn dhe Fondin Humanitar “Trieshi” në New York, ruajtja e lidhjeve me komunitetin, traditën dhe vlerat shqiptare mbetet një mision i rëndësishëm, veçanërisht në diasporë.

Ja postimi plotë:

NGA VIZITA NË LOZANË, NË KUADËR TË 10-VJETORIT TË SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS

Ishte kënaqësi për mua të isha prezent në 10-vjetorin e Shenjtërimit të bijës shqiptare, Nënë Terezës, si dhe në 8-vjetorin e ngritjes së Shtatores së Shën Nënë Terezës në Lozanë të Zvicrës.

Kjo ngjarje, e cila u udhëhoq nga aktivisti shqiptar Gjergj Prenkoçaj me bashkëpunëtorët e vet, përbën një rast të veçantë për të bashkuar komunitetin shqiptar të Zvicrës rreth figurës së bijës së madhe shqiptare, Shën Nënë Terezës.

Në këtë aktivitet pata rastin të takoja përsëri aktivistë të ndryshëm dhe figura të njohura si: mikun tim Adnan Merovci (njeriu më i besnik dhe ish-shefi i protokollit të Presidentit Ibrahim Rugova), Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bernë, z. Visar Rrecaj, prof. Sabri Alidema, prof. Lulzim Bazhdaraj, Nebi Gashi, Nexhat Kalimashi, Gaspër Merturi me vajzën e tij intelektuale Barbara Merturi, Cen Kabashi etj.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për bashkëvendasin tim, z. Martin Noshin Junçaj, që më priti në shtëpinë e tij me tradita, si dikur në Mal të Hotit.

Falënderoj përzemërsisht nipin tim, Gjergj Prenkoçaj, së bashku me bashkëshorten e tij Magdalenën, motrën time Dranen, mbesën Lulën dhe fëmijët e tij të mrekullueshëm, për mikpritjen e ngrohtë që presin gjithmonë me mysafirë dhe dashamirë në shtëpinë e tyre! 🇦🇱🇽🇰🇨🇭

Banner

Related posts

Nikollë Camaj takoi liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja

Gjyla Halili

Mexhiti: Arben Fetai përfaqësues special në Bruksel

Gjyla Halili