AKTUALE

Izet Mexhiti priti në takim Adriatik Lapajn

Sot kisha kënaqësinë të zhvilloja një bisedë të frytshme me përfaqësuesit e koalicionit “NISMA SHQIPËRIA BËHET”, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Panajot Soko. Ky koalicion, që sjell një qasje të re në politikën shqiptare, po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Diskutimi ynë u përqendrua te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit. Ndava me ta ecurinë e projekteve qeveritare për shqiptarët dhe nismat që synojnë të forcojnë lidhjet tona me shtetin amë.
Nga ana tjetër, ata na prezantuan vizionin e tyre për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjitë që synojnë të ndjekin pas 11 majit, nëse marrin drejtimin e qeverisë. Gjatë takimit, u dakorduam për të bashkërenduar përpjekjet për një bashkëpunim më të ngushtë, për forcimin e marrëdhënieve tona dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.” ka shkruar Mexhit.

Banner

Related posts

Ja pse Papa Françesku zgjodhi të prehej në Santa Maria Maggiore

Gjyla Halili

Daut Haradinaj: Kryeministri në detyrë ka harruar detyrën që e ka

Gjyla Halili

BE-ja po bën kalkulimet sa mund të kushtojë zgjerimi – deri në 2030 anëtarësohen Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi

admin