AKTUALE

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Brukseli: Maqedonia e Veriut e vendosur drejt fillimit të negociatave me BE-në

Banner

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi nga Brukseli se vendi mbetet plotësisht i përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe në fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Hristijan Mickoski nga Brukseli: Maqedonia e Veriut e vendosur drejt fillimit të negociatave me BE-në (VIDEO)
Kryeministri Hristijan Mickoski nga Brukseli: Maqedonia e Veriut e vendosur drejt fillimit të negociatave me BE-në (VIDEO)
Ndryshimi i fundit 15:23 4 Nëntor, 2025
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi nga Brukseli se vendi mbetet plotësisht i përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe në fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Mickoski tha se bisedimet janë fokusuar në temat aktuale që lidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe në çështje strategjike për zhvillimin rajonal.

“I përsëritëm qëndrimet tona të qarta dhe dinjitoze, të cilat pasqyrojnë vendosmërinë tonë pas të gjitha sfidave dhe poshtërimeve që kemi kaluar në 25 vitet e fundit, që kur nisi rruga jonë drejt BE-së,” tha Mickoski.

Në takim, përveç çështjeve të integrimit, janë diskutuar edhe projekte me rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, si ndërtimi i interkonektorit të gazit me Serbinë dhe dega e tubacionit të gazit drejt Kosovës.

Kryeministri shtoi se delegacioni qeveritar do të vazhdojë takimet në Bruksel gjatë ditëve në vijim, me qëllim forcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane dhe partnerët rajonalë.

Related posts

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

Gjyla Halili

BFI me njoftim të rëndësishëm rreth zeqatit

admin

“Djali punonte në ndërtim në Ulqin”, flet xhaxhai i 33-vjeçarit që u vra në Shkodër: Është rrit me kushte të këqija, s’kishte probleme me askënd

Gjyla Halili