AKTUALE

Ahmeti takon nënë Fatimen: Strehoi e ndihmoi ushtarët e UÇK-së

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, njëherësh kryetar i BDI-së, z. Ali Ahmeti, vizitoi nënën 90 vjeçare, Fatime Xhemajlin në Komogllavë, nënë e cila ndihmoi dhe strehoi veprimtarë politik dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i z. Ahmeti:

Në të kthyer nga Akademia për përvjetorin e UÇK-së, u ndala në Komogllavë të Ferizajt për të vizituar nënë Fatime Xhemajli, e cila sivjet mbushi 90 vjet dhe hoqa mallin e nënës sime.
Nënë Fatimja ndihmoi dhe strehoi veprimtarë politik dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu ajo strehoi e ndihmoi ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe jo vetëm kaq, por ishte pjesë aktive e logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Banner

Related posts

Talat Xhaferi tregon si i vendosi fëmijëve emra shqip kur ishte e ndaluar në Maqedoni

Gjyla Halili

Lëvizja Besa: Nuk do të ketë Qeveri politike pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

admin

Sela: Nuk do të lejoj që faktorë nga jashtë të kontrollojnë ASH-në

Gjyla Halili