AKTUALE

Kreu më i lartë i BFI-së viziton Myftininë e Tetovës

Sot, 01.10.2025, Myftinia e Tetovës pati nderin të mirëpresë një delegacion të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryetari i saj, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahi, i shoqëruar nga stafi operativ i Rijasetit.

Delegacioni i nderuar përbëhej gjithashtu edhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi me bashkëpunëtorë, si dhe Drejtori Gjeneral i Medresesë Isa Beu në Shkup, Dr. Islam ef. Islami, i shoqëruar nga stafi i tij.

Mysafirët u pritën nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili shprehu kënaqësinë e madhe për këtë vizitë domethënëse, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Rijasetit dhe bashkëpunimin e ngushtë të Myftinisë së Tetovës me institucionet qendrore të BFI-së.

Në këtë takim, u vlerësua lart aktiviteti i Myftinisë së Tetovës dhe puna e saj në shërbim të besimtarëve të Tetovës, si dhe u theksua rëndësia e forcimit të unitetit dhe misionit të përbashkët në avancimin e vlerave islame dhe shoqërore në vend.

Vizita u mbyll në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, duke dhënë mesazhe të qarta për përkushtimin ndaj fesë, bashkësisë dhe konsolidimit të institucioneve islame.

Banner

Related posts

“Ka ligj, ka obligim” – Bexheti reagon ashpër për gjuhën shqipe në institucione

Gjyla Halili

Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore të Papës

Gjyla Halili

Yje të pashuar të lirisë-binjakë të historisë-vërsnikë të amshimit.

Gjyla Halili