AKTUALE

Shkup: Djali vret babanë me 30 goditje thike pasi ai sulmoi nënën, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore ndaj një 30-vjeçari nga Shkupi, i cili dje gjatë një zënke familjare vrau me thikë babanë e tij. Djali i ka shkaktuar babait 30 plagë me thikë në qafë dhe në gjoks, njoftoi sot Prokuroria Publike, e cila ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.

”I dyshuari 30-vjeçar, më 12 korrik, me dashje i ka marrë jetën babait të tij. Pasi në shtëpi ka pasur një zënkë dhe sulm fizik mes babait dhe nënës së të dyshuarit, djali ka marrë një thikë dhe e ka sulmuar babanë në oborr, duke i shkaktuar më shumë se 30 goditje në qafë dhe gjoks.

Babai ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjatë procedurës hetimore, prokurori publik do të ndërmarrë disa veprime me qëllim të përcaktimit të saktë të motiveve të ngjarjes, si dhe do të kryhet një ekspertizë psikiatrike për të dyshuarin.

Në opinion tashmë kanë qarkulluar disa spekulime për gjendjen e mundshme mendore të të dyshuarit. Disa media, duke iu referuar burimeve nga hetuesia, kanë raportuar se ai dyshohet se e konsideronte veten profet dhe u impononte bindjet e veta njerëzve të afërt. Këto informacione deri më tani nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet kompetente.

Sipas informacioneve të mëparshme nga Ministria e Punëve të Brendshme, tragjedia ka ndodhur pas një zënke familjare në shtëpi. Informatat fillestare janë se babai 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, pas së cilës djali i tyre ka ndërhyrë me thikë.

Trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar për obduksion, ndërsa i dyshuari ndodhet në mbajtje në pritje të vendimit të gjykatës për masën e paraburgimit të kërkuar nga Prokuroria.

Banner

Related posts

“𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢: 𝟓 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐚𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦!”

Gjyla Halili

DISKRIMINIM INSTITUCIONAL: 15 bursa për maqedonishten, asnjë për shqipen!

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

admin