AKTUALE

Korridori 8/ Grubi: Falënderoj të gjithë ata që na përkrahën deri tek kjo ditë historike

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga ngjarja për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se ky investim është më madhori që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Grubi potencoi se projekti Korridori 8 dhe 10-D kthen shtetin në një pikë të fuqishmë gjeostrategjike ndaj si i tillë e bën atë të veçantë.

“Jam i lumtur që qendroj këtu para jush si udhëheqës i Komitetit për zhvilimin e bisedimeve për ndërtimin e projektit Korridori 8 dhe 10-D. Falenderoj kolegët ministra, sidomos Ambasadën e SHBA-ve që qëndron gjithmonë pas projekteve dhe ideve tona, partnerët tanë mbikqyrës dhe gjithë bashkëpunëtorët që marrin pjesë në këtë projekt. Ky projekt është vetëm një fillim i mbarë i një pune të madhe, më e madhja që nga shpallja e pavarsisë së Maqedonisë”, u shpreh Grubi.

Banner

Related posts

Voton Ahmeti: Le të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt integrimit euroatlantik

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski nuk dëshiron reforma për Kodin Zgjedhor, por kërkon grabitje zgjedhore

Gjyla Halili

Tetovë, BDI-ja mbledh kryesinë e partisë

admin

Leave a Comment