AKTUALE

Korridori 8/ Grubi: Ditë historike, mbi skepticizmin, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosmëria

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka njoftuar se pas mbledhjes së Komitetit Drejtues, Qeveria ka miratuar përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt I cili sipas Gruit, del nga negociatat konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering, nga Qeveria dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

Grubi thotë se mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve

Statusi i plotë:

DITË HISTORIKE!

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit tonë të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit.

Mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve!.

Banner

Related posts

FTESË PËR BASHKËPUNIM ME  REVISTËN PËR KULTURË DHE DIJE – “JUVENILJA”

Gjyla Halili

“50 prej ambasadorëve iu ka mbaruar mandati”, deklarata e Këshillit të Ambasadorëve: Ka prej tyre që qëndrojnë në detyrë prej 15 vitesh, falë lidhjeve nepotike

admin

Ramadani: Arnaqia foli me një zë të fuqishëm për fitoren në Saraj

Gjyla Halili

Leave a Comment