AKTUALE

MPB: 30 gjoba për transportuesit e nxënësve

Gjatë ditës së djeshme (03.06.2023) në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, si dhe kontroll i nxënësve të shkollave të mesme para hyrjes në shkolla, objekte hoteliere dhe lojëra fati në afërsi të shkollave.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit është ndaluar një i mitur nga Shkupi nga neni 80 paragrafi 3 nga Ligji për Armët, tek i cili është gjetur një elektroshok.

“Gjatë kontrollit janë sanksionuar 30 drejtues automjetesh për kundërvajtje rrugore, 12 prej tyre për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë bashkërisht kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

Komuna e Kërçovës hap thirje publike për OJQ-të

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Jam agjërueshëm, s’dua ta fëlliqi gojën me Grubin

Gjyla Halili

Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia

admin

Leave a Comment