AKTUALEKOSOVË

Konjufca uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të perceptimit për këdo

Talat Xhaferi është bërë kryeministër i qeverisë teknike në Maqedoni.

Kryeparlamnetari i Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar Xhaferi për pozitën e re.

Konjufca ka thënë se “kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo”.

Postimi në Facebook:

Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik.

Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.

Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!

Banner

Related posts

Fero publikon një fotografi të Arbenitës dhe Albin Kurtit në aeroplan.

admin

Jeton Shaqiri: Shqipja nuk është më opsion – është standard!

Gjyla Halili

Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, presidenti zviceran për vizitë në RMV

Gjyla Halili