AKTUALE

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, në pikat kufitare nuk ka pritje

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër lugina dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Gjyla Halili

JD Vance dhe Jared Kushner aterojnë në Zvicër për bisedime me Iranin

Gjyla Halili

Mal i zi/Presidenti kthen ligjin e dhënies me qira 99 vjeçare të Plazhit të Madh

Gjyla Halili

Leave a Comment