AKTUALE

Komuna e Sarajit apel qytetarëve: Mos e keqpërdorni ujin

MOS E KEQPËRDORNI UJIN!
Apel për shfrytëzim racional të ujit në Komunën e Sarajit.

Gjatë periudhës së verës, rritet në mënyrë enorme përdorimi i ujit të pijshëm. Me këtë rast, paraqitet edhe fenomeni i keqpërdorimeve të ujit apo shfrytëzimi joracional.
Apelojmë, tek të gjithë qytetarët që të shmanget përdorimi i panevojshëm i ujit për ujitje të gjelbërimit, larjen e makinave, larjen e rrugëve, mbushjen e pishinave, ujitjen e parcelave të mbjellura me prodhime bujqësore por edhe të parandalohet keqpërdorimi përmes lidhjeve ilegale me të cilat shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë në sistemin e ujësjellësit dhe cilësinë e furnizimit me ujë të të gjithë përdoruesve.

“Rikujtojmë qytetarët se çdo pikë ujë e keqpërdorur mund të shkaktojë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët tjerë. Apelojmë te qytetarët që ujin ta shfrytëzojnë për pije, për mirëmbajtje të higjienës dhe kjo do të ndikojë shumë që mos kemi restrikcione të ujit të pijshëm dhe furnizim normal me ujë për të gjithë qytetarët”.

*

Banner

Related posts

Pendarovski: ”Ohri” dhe ”Prespa” sollën paqen, Davkova – më 8 Maj ”Vullkani politik”!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Strategjitë moderne të komunikimit forcojnë strukturat e BDI-së

Gjyla Halili

Këshilltarët e Bdi-së në Komunën e Tetovës: Të bëhemi të gjith kontribues të rrëzimit të kësaj hordhie të paskrupullt që mban peng Komunën e Tetovës

Gjyla Halili