SHOWBIZ

Klea Huta bën të ditur datën e dasmës me Elgit Dodën

Çifti i njohur, moderatorja Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda janë bashkë prej vitesh dhe gjithashtu janë të bekuar me një djalë.

Por, edhe pse kohë më parë u martuan zyrtarisht duke realizuar dhe një fotosesion si nuse dhe dhëndër, dyshja nuk kanë organizuar një dasmë për të festuar dashurinë e tyre me familjarët dhe miqtë.

Këtë çifti thuhet se kanë vendosur ta bëjnë gjatë këtij viti, pikërisht më 4 qershor, kur edhe është ditëlindja e djalit të tyre, Krid.

Datën e ceremonisë duket se e ka konfirmuar edhe Klea në një postim të fundit në llogarinë e saj të Instagramit.

Teksa ndodhej në një dyqan të fustaneve të nusërisë, Klea ka shkruar: “Sot një muaj”.

Foto: Klea Huta/Instagram

Ndërkohë, dyshja përveç që janë të përkushtuar ndaj familjes, ata mbetën të angazhuar më projekte në karrierat përkatëse.

Elgiti krahas koncerteve, së fundmi ka paralajmëruar një duet të ri me aktorin Romeo Veshaj

Banner

Related posts

“Mirë se erdhe në jetë”/ Aktorja e njohur Keke Palmer bëhet nënë për herë të parë

admin

Bizhuteri “Buccellati” me vlerë 81 mijë euro, ja si u shfaq Rita Ora në Met Gala 2023

admin

Neymar rikuperon një pjesë të humbjeve në kazino

admin

Leave a Comment